Beograd, zhbllokohet situata, grupi prej 45 shqiptarësh largohet nga aeroporti
Ora 17:57- Merr fund fund tensioni i stisur nga autoritetet e sigurisë serbe në aeroportin e Beogradit. Grupi prej 45 shqiptarësh është lejuar të kalojë, duke vijuar rrugën për të qenë prezent në “Paartizan Stadium” në orën 20.45.Grupit të shqiptarëve, mes të cilëve gazetarë dhe biznesmenë iu morën pasaportat, duke i bllokuar për rreth një orë në aeroport pa u dhënë asnjë shpjegim.U desh ndërhyrja e Ambasadorit tonë në Serbi, Ilir Boçka dhe Ministrisë tonë të Jashtme, të cilët negociuan me autoritet serbe dhe mundësuan lirimin e grupit të shqiptarëve nga aeroporti.Ministria e Jashtme konfirmon largimin e shqiptarëve Ora 18:04 “Si rezultat i këmbënguljes dhe ndjekjes hap pas hapi të situatës nga Ministria e Jashtme dua të informoj se jemi drejt një normalizimi të situatës. Të gjithë qytetarët shqiptarë kanë dalë nga aeroporti i Beogradit. Situata ka shkuar drejt normalizimit. Takimi me Ambasadorin serb në Tiranë do të zhvillohet, është procedurë normale diplomatike. Takimi pritet të ndodhë pas pak”informoi këshilltari për mediat i MPJ-së, Glevin Dërvishi,në një lidhje të dytë telefonike për Ora News.Ja çfarë ndodhi në aeroport Fevziu: Si na bënë “terroristë” vetëm prej dy shallëve kuq e ziOra 17:44- Gazetari Blendi Fevziu, pjesë e grupit që u bllokua në aeroport tregon momentet e tensionit me policinë serbe dhe shkakun e bllokimit të pasaportave.“Pjesërisht situata është zgjidhur. Një pjesë e personave që u bllokuan për më shumë se një orë, një pjesë janë lëshuar. Për momentin unë jam në hotelin ku ndodhet kombëtarja që do niset prej këtëj në 19:00 të mbrëmjes për në stadium. Disa persona të tjerë kanë ngelur. Bllokimi ka ardhur sepse dy prej personave që ishin me grupin kishin hedhur në qafë shallin kuq e zi. Kaq ka mjaftuar dhe policia nuk jepte shpjegime.Praktikisht nuk më duket se nuk kishte asnjë arsye dhe as udhëzim, thjesht kërkonin që të çekonin një nga një emrat dhe të verifikoheshin me Interpolin nëse ishin persona problematike. Kjo vetëm prej shallit. Ishte shumë e vështirë të marrësh argument, policët nuk flisnin anglisht. Në momentin e fundit e sollën një, por ai më shumë debatonte me të vetët sesa flisnin me ne”.Situata në qytet është e qetë tha Fevziu, ndërsa masa të shtuara sigurie ka në aeroport dhe përreth hotelit ku është akomoduar kombëtarja shqiptare. Për Fevziun është e njëjta atmosferë si ajo e 2005 në Athinë për ndeshjen Shqipëri-Greqi.“Ambasadori është akoma aty, ka gjithë kohën që negocion me policinë, të parët u liruan grupi i federatës, më pas gazetarët dhe po vjen dhe një grup tjetër. Në qytet nuk ka ndonjë situatë, por në aeroport dhe në hotelin ku ndodhet kombëtarja ka masa të mëdha sigurie.Por janë po aq të ekzagjeruara sa çkanë qenë në Athinë në 2005 për ndeshjen Shqipëri-Greqi, është po ajo atmosferë. Këtu rreth hotelit ka 10 furgonë policie, përveç makinave të policisë rrugore dhe dy makina të ndërhyrjes së shpejtë të veshur me antiplumb, skafandra”.Ora 17:28-Tensionet e krijuara në aeroportin e Beogradit me bllokimin e grupit të biznesmenëve dhe gazetarëve shqiptarë ka vënë në lëvizje Ministrinë e Jashtme shqiptare.Ministri Bushati ka thirrur menjëherë Ambasadorin serb në Tiranë për sqarim, ndërsa ka shprehur angazhimin për një lidhje telefonike me homologun Daçiç.“Ne jemi vënë në dijeni nga Ambasada jonë në Beograd lidhur me shqetësimin e ndalimit të dy shqiptarëve në aeroportin e Beogradit. Kemi kërkuar që Ministria e Jashtme e Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën në Beograd të ndjekin nga afër gjithë situatën.Jemi në gadishmëri të plotë për tu qëndruar pranë qytetarëve shqiptarë në këtë momente, ashtu sikundër jemi të vendosur që të mos cënohet asnjë qytetar shqiptar nga kjo situatë.U kemi kërkuar autoriteteve serbe të dëshmojnë maturinë për këtë lloj momenti. Ashtu sikundër kemi kërkuar edhe që të jetë prezent në Ministrinë e Jashtme Ambasadori serb në Tiranë. Ministri është në kontakt direkt edhe me Ambasadorin tonë Boçka në Beograd, i cili ndodhet në terren. Ministri ka shprehur angazhimin e tij maksimal për të vendosur dhe një bisedë direkte me homologun e tij Daçiç.Nga momenti në moment jemi në pritje të vendosjes së komunikimit, janë marrë të gjitha hapat nga Ministria e Jashtme për të qenë në krye të situatës” tha në një lidhje telefonike për Ora News, këshilltari për mediat i MPJ-së, Glevin Dërvishi.(Video: Në lidhje telefonike për Ora News, këshilltari për mediat i MPJ-së, Glevin Dërvishi)Dërvishi tha se nga raportimet e Ambasadorit shqiptar në Beograd mësohet se ka një lehtësim të situatës në aeroport dhe shumë shpejt pritet zgjidhje e plotë e saj.Sipas tij, sporti duhet të luhet në fushën e blertë dhe nuk ka pse kthehet në element të aeroporteve dhe as forcave të rendit të Serbisë.“ Kemi një lloj lehtësimi të situatës. Shpresojmë që brenda pak kohëve të kalojmë në lirimin e plotë të saj. Ne jemi në krye të detyrës për të qenë pranë qytetarëve tanë në këto momente. Kjo është një ndeshje futbolli dhe nuk ka pse të kthehet në elementë të tillë të pakëndshëm për të dy palët, mendojmë se do të gjendet maturia e duhur për të çtensionuar situatën, nuk i shërbën asnjë pale. Sporti është sport dhe meriton të luhet në fushën e blertë nuk ka pse të jetë element i aeroporteve dhe autoriteteve të rendit”.Shalli i kombëtares bllokon shqiptarët në aeroportin serb, ndërhyn Ambasadori
Ora 16:43 – Një grup gazetarësh dhe biznesmenësh shqiptarë janë ndaluar nga policia në aeorportin e Beogradit. Shqiptarët kishin mbërritur në Beograd për ndeshjen e kombëtares shqiptare me Serbinë, por njëri prej tifozëve është ndaluar pasi mbante në qafë një shallë me flamurin shqiptar.Në këtë mënyrë policia ka ndaluar procedurat e kontrollimit të pasaportave. Shqiptarëve u janë marrë pasaportat nga shërbimi i kontrollit dhe nuk u kthehen dhe as u jepet shpjegim për këtë situatë. Mësohet se ata do të qëndrojnë aty deri në një urdhër të dytë nga policia.Mësohet se për zgjidhjen e kësaj situate ka ndërhyrë dhe Ambasadori shqiptar në Beograd Ilir Boçka, i cili po negocion me autoritetet serbe.3500 policë për sigurinë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, ura e Ibrit “vatër zjarri”Autoritetet serbe i kanë marrë të gjitha masat për të siguruar mbarëvajtjen e takimit mes Serbisë dhe Shqipërisë, madje mbi 3500 foca policore dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë kanë vendosur në lëvizje për të siguruar rendin në “Paartizan Stadium”, por edhe në rrugët e Beogradit.Madje janë të përgatitur edhe për çdo situatë të rrezikshme, duke parë që me kalimin e orëve edhe tensioni sa vjen e shtohet, kur dihet se tanimë në kryeqytetin sllav kanë udhëtuar edhe tifozë shqiptarë nga Kosova, apo nga territoret serbe.Por nuk janë vetëm autoritetet serbe ata që po mundohen të garantojnë sigurinë dhe të evitojnë të gjitha përplasjet mes të dyja palëve.Edhe policia e Mitrovicës është vënë në lëvizje për të garantuar qetësinë në qytetin, i cili historikisht ka regjistruar tensione mes shqiptarëve e serbëve.Ajo çka e bën edhe më alarmuese situatën, është se në të dyja krahët e urës së Ibrit do të vendosen ekranë të mëdhenj të cilët do të trasmetojnë drejtpërdrejt ndeshjen.Dhe ajo çka më shumë i druhet policia e Mitrovicës është një përplasje të dhunshme, e cila mund të shkaktohet në çdo moment gjatë takimit.Avni Zahiti, zëdhënës i policisë rajonale të Mitrovicës ka konfirmuar se policia ndodhet në gjëndje alerte dhe ka hartuar një plan i cili do të aplikohet menjëherë në rast nevoje."Për shkak se sot luhet një ndeshje e rëndësishme ne kemi hartuar një plan për të qënë sa më të përgatitur nëse kërkohet ndërhyrja jonë.Do të shtojmë forcat policore aty ku do të jetë edhe fokusi kryesor, pra në zonën e veriut të qytetit, ose atë zonë që ne e quajmë multietnmike"- u shpreh zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.Duke bërë kështu të qartë se ndoshta nuk do të jetë vetëm Beogradi epiqendra e kësaj përballjeje, por edhe Mitrovica, me shpresën që mos të ketë ngjarje të dhunshme, të cilat nuk i bëjnë mirë askujt.