Harta e re administrative ndryshon dhe ligjin për pushtetin vendor

Tiranë - Harta e re administrative do të ndryshojë edhe ligjin për pushtetin vendor. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi, deklaron se paketa e propozimeve për të ndryshuar ligjin për qeverisjen lokale do të mbërrijë shumë shpejt në Kuvend.“Unë shumë shpejt do të dërgoj –po thuajse i kam përfunduar – propozimet për draft-ligjin për qeverisjen vendore , që lidhet ngushtësisht me adaptimin me hartën e re,” – tha ai për “Ora News”.Ministria propozon që bashkitë e reja të kenë një administrator, të ndryshojë raporti në këshillat bashkiakë dhe ndërhyrjet në qytete të paraprihen nga konsultat qeveri-pushtet lokal.“Ndryshimi konsiston në atë që ne kemi thënë, - tha ministri Çuçi, - që është pjesë e të gjithë skemës sonë të re për ndarjen administrative territoriale, që lidhet me garantimin e shërbimeve dhe në komunat që shkrihen me bashkinë e madhe, duke krijuar administratorët përkatës në çdo komunë ekzistuese sot, që nesër do të jenë pjesë e një bashkie të madhe;të rishikohet raporti i këshilltarëve në bazë të strukturës së re që ka dhe popullsisë që përfaqëson një bashki; të sanksionojmë me ligj të drejtën e përfaqësuesve të qeverisjes vendore për t’u konsultuar për ligjet dhe politikat që Qeveria merr për qeverisjen vendore.”Vitin e ardhshëm të majtën parashikojnë hartimin e një ligji të ri të qeverisjes vendore.ar.sh/Oranews.tv