Bode rrezikon 7 vjet burg, Qeveria e padit për 230 mln € e Rrugës së Kombit

Tiranë-Hijet e abuzimit me ndërtimin e Rrugës së Kombit rikthehen përsëri. Ministria e Financave e drejtuar nga Shkëlqim Cani ka kallëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme paraardhësin e tij, Ridvan Bode, dhe ish-zëvendës.Ministrin Sherefedin Shehu.Mbi dy ish-drejtuesit e lartë të Financave shqiptare për 8 vite, është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje e barazisë në tendera.Ministria e Financave akuzon Boden se i ka shkatuar shtetit një dëm prej 60 milion eurosh në ndërtimin e rrugës, e cila gjatë gjithë proçesit të ndërtimit të saj u ndoq nga hijet e abuzimeve.Sipas drejtuesve aktualë të Financave, në marrjen e kredisë shtesë prej 230 milion eurosh,e cila nevojitej për përfundimin e punimeve, është shkelur ligji.Sipas padisë, e cila është dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme në datën 7 tetor, kjo kredi është marrë në dy banka me 13 përqind interes.Pikërisht kjo është shkelja sipas administratës së re të Financave shqiptare, pasi kjo konsiderohet interes i lartë dhe dëmi shkaktuar buxhetit të shqiptarëve është 60 milion euro.Organi i hetimit ka marrë dokumetacionin e dërguar nga Financat dhe është në fazë verfikimi të këtyre të dhënave.Pas verfikimit të tyre do të shikohet nëse dy ish-zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë shkelur barazinë në tendera.Nëse krijohen dyshime të arsyeshme nga akuza, atëherë do regjistrohet kallëzimi penal dhe do të fillojë hetimi për Ridvan Boden.Nëse këto akuza arrihen të vërtetohen në fund të hetimit, ish-Ministri Bode dhe zëvendësi i tij rrezikojnë 7 vite burgim.Ky është kallëzimi i dytë që qeveria Rama bën për ish-Ministrat e qeverisë Berisha. Po me të njëjtën akuzë, ekzekutivi aktual ka ngritur padi dhe për Arben Imamin, ish-Ministër i Mbrojtjes.(Video: Raportimi i gazetarit Xhevahir Zhabina në lidhje telefonike)

Kallzimi penal i Ministrisë së Financave