Haradinaj: Presidentja nuk mund t’i shpallë zgjedhjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2014, 13:28
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja, për ato vendosin deputetët”, kështu ka thënë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Këto komente ai i bëri pas takimit që ka pasur me liderët e VLAN-it. Haradinaj tha që presidentja mund të vendos vetëm për vete, dhe u shpreh i bindur se nuk do të ketë zgjedhje ngase sipas tij, nuk mund të mbahen ato vetëm pse dëshirojnë 36 deputetë.Kreu i AAK përsëriti se do të ketë ndryshim rrënjësor në qeverisjen e vendit dhe se institucionet do t’i formojë shumica, e që në këtë rast janë VLAN.Marrë nga RTK