Çejku: Një ndeshje normale në Serbi, i hap rrugën Kryeministrit në Beograd
Tiranë – Nga ndeshja Serbi – Shqipëri, e cila do të luhet sot në Beograd, përcaktohet indirekt edhe axhenda politike e marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Serbisë.I këtij mendimi është diplomati shqiptar Arben Çejku, ftuar në studion e “Ora News” për të dhënë opinionin e tij për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, pikërisht në ditën kur në Serbi, Kombëtarja shqiptare po bëhët gati të luajë nën masa të rrepta sigurie.Çejku tha se “nëse kjo ndeshje, pavarësisht rezultatit, do të përfundojë pa incident dhe do të jetë një ballafaqim normal i ekipeve dhe vendeve në serinë e futbollit, atëherë ajo do të hapë shtegun edhe për një vizitë normale të Kryeministrit të Shqipërisë në Beograd.Po ashtu, diplomati shprehu besimin se autoritetet serbe do ta vlerësojnë situaën dhe nuk do të shkaktojnë provokime, duke mos lejuar gazetarët shqiptarë të ndjekin ndeshjen.“Unë shpresoj dhe uroj që autoritetet e Serbisë ta vlerësojnë maksimalisht këtë ndeshje në formatin europian të marrëdhënieve të futbollit, - theksoi ai, - por edhe në formatin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Unë besoj se gazetarët do të lejohen të shkojnë në stadium për të ndjekur ndeshjen, sepse kjo do të përbënte një skandal shumë të madh, një provokim shumë të madh për ndeshjen.Uroj që elementët ekstremistë që mund të jenë dhe në strukturat shtetërore të Serbisë të mos e përdorin këtë ndeshje futbolli, festë sportive ndërmjet dy vendeve, si një fushë beteje ku të kemi një përplasje të incidenteve dhe të emocioneve si dhe një betejë deklaratash.”Intervista e plotë e Arben Çejku në Ora Newsar.sh/Oranews.tv