Ngërçi politik, vjen krisja e parë e marrëdhënieve SHBA-Kosovë
Pas paraljmërimeve të Presidentes së vendit Atifete Jahjaga se ngërçi politik ka luhatur raportet me partnerët, ka ardhur edhe krisja e parë në marëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA. Diplomatja Tina Kaidanow ka anuluar vizitën e paralajmëruar në Kosovë, ndërsa Senatori Chris Murphy ka njoftuar shkurtimin e axhendës gjatë qëndrimit në Prishtinë.Sipas mediave kosovare, anulimi i vizitës nga ambasadorja dhe Koordinatorja Kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Tina Kaidanoë, ka ardhur për shkak të problemeve politike që ka vendi, por edhe për shkak të problemeve në sistemin e drejtësisë , të cilat u shfaqen vecanërisht pas lirimit të disa personave të dyshuar për terrorizëm, mes tyre edhe imamë të njohur në Kosovë.Lajmi për shtyrjen e vizitës është konfirmuar në Tëitter edhe nga Ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Tracy Jacobson."Një vizitë e nivelit të lartë e SHBA-ve në Kosovë është anuluar këtë javë, një tjetër me axjendë të reduktuar për shkak të bllokadës aktuale politike. Të dëshpëruar", shkruan Ambasadorja e SHBA'së në Kosovës, Tracy Jacobson. Kjo situatë kthen në një pikë kritike raportet SHBA-Kosovë dhe kjo per faktin se lidershipi kosovar nuk po arrin të të gjejë një zgjidhje për ngërçin politik të krijuar pas zgjedhjeve të tetë qershorit. Por një arsye tjetër e fortë ëshët edhe brishtësia e sistemit të drejtësisë, ajo që po dëmton partneritetin e ndërtuar në vite me fuqitë botërore.