500 tifozë serbë nga Kosova në Serbi: Mundini sot shqiptarët
Më shumë se 1500 tifozë serbë nga Kosova janë nisur drejt Serbisë për ta mbështetur kombëtaren serbe në ndeshjen kundër Shqipërisë, e cila është përcaktuese për evropianin 2016.Makinat me tifozët serbë të Kosovës i cili është nisur sot drejt Beogradit, me autobusë, minibus dhe vetura private shkon atje me qëllimin e vetëm që të mbështesin kombëtaren serbe dhe ti gëzohen fitores kundër Shqipërisë.Tifozët para nisjes janë ndalur në manastirin e Graqanicës, atë të banjës dhe Kishën e Mitrovicës me ç'rast janë lutur për fitore.Ata kanë ndezur qirinj dhe kanë pasur një porosi për lojtarët e kombëtares serbe."Ne besojmë në ju, besoni edhe ju tek ne. Sot dhe vetëm sot, si asnjëherë tjetër bëhuni "melhemi i varrëve tona", bëhuni ushqimi ynë shpirtëror", thuhet në lutjen e tifozëve dërguar kapitenit të kombëtares Baneta Ivanovica dhe shokëve të tij. Në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, sonte priten provokime dhe trazira.”