Fier, zjarr në fabrikën e polisterolit, plagosen 2 punonjës maqedonas

Fier - Një fabrikë polisteroli në autostradën Fier - Lushnje është përfshirë nga flakët dhe si rrjedhim, janë plagosur rëndë dy punonjës nga Maqedonia: Vladimir Oski, 40 vjeç dhe Lindim Vlashi, 42 vjeç.Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit, pasi kanë djegie në trup, por ende nuk dihet nëse ata janë në rrezik për jetën.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.Fabrika e polisterolit ndodhet larg zonave të banuara, ndaj dhe nuk ka rrezik për përhapjen e flakëve.ar.sh/Oranews.tv