Librat shkollorë, propozohet që në zgjedhjen e tyre të përfshihen psikologët

Tiranë - Ka vetëm një mënyrë që tekstet për fëmijët në shkollë të mos mbushen me marrëzi. Bashkë me autorët dhe bordin e shkollave, vulën duhet ta vënë edhe psikologët. Kjo është një ide e hedhur nga sociologia Klejda Ngjela, e cila thotë se kjo është mënyra më e mirë për zgjedhjen e librave dhe për edukimin e nxënësve.Por a krijojnë modele, nxënësit, nga përmbajtje të dhunshme, diskiminuese apo nga tekstet të paqarta?Sociologia mendon se prindërit e zgjedhin vetë se sa kohë duhet të rrinë me fëmijën e tyre, sepse ata e njohin më mirë se cilido kur ai është i qartë apo jo.Një tregim i pakuptueshëm lë pas një boshllëk në njohuri, një përmbajtje me urrejtje ngjall dhunë tek të vegjlit, prandaj sociologët këshllojnë kujdes në librat që i serviren në bankat e shkollës dhe çfarë njohurish merr brezi i ardhshëm.Oranews.tv