Një shqiptar i sukseshëm në Michigan kandidon për guvernator të BSH

Për herë ta parë prononcohet publikisht një nga kandidatët për të qenë guvernator i Bankës së Shqipërisë.Quhet Nevrus Nazarko dhe aktualisht është drejtor i Thesarit, Financës, Taksave dhe Teknologjisë së Informacionit në Bashkinë e qytetit Pontiak në Michigan të SHBA.I larguar nga Shqipëria në vitin 1991 me një karrierë mjaft interesante në SHBA, Nazarko zgjodhi emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku për të deklaruar aplikimin e tij për të qenë numri “një” i Bankës së Shqipërisë.Roland Qafoku: Me këtë përvojë që keni, përse nuk aplikoni për postin e Guverantorit dhe Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë?Nevrus Nazarko: Gjykon se në çdo kohë që të jepet mundësia të kandidosh për një post të rëndësishëm sic është Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është një privilegj për këdo. Po e bëj të ditur në këtë emision, shfrytëzova hapësirat dhe kam kandiduar për postin e guvernatorit”.Në fakt ka ngjallur debat ajo që kryeministri Rama ka deklaruar se do preferonte që në krye të bankës së Shqipërisë të ishte një i huaj. Dhe kundërshtari i parë ka qenë presdidenti i Republikës Bujar Nishani. Në fakt qeveria dhe persidenca janë të dy institucione që kanë pritur aplikimet për guvenator të Bankës dhe anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës një procedurë që është mbyllur më 30 shtator.Dhe në fund a beson Nazarko se mund të jetë ai i përzgjedhur si guvenator apo si anëtar i këshillit Mbikëqyrës?Roland Qafoku: Unë të uroj suksese dhe të fitosh.Nevrus Nazarko: Të falenderoj, por është shumë e vështirë.