Shenasi Rama: Fitore apo humbje në Serbi, asgjë s'ndryshon në realitetin tonë
Kjo ndeshje po iu jep mundësi të gjithë atyre që nuk kanë lë gjë pa bërë në kurriz të shqiptarëve, sidomos sundimtarëve e pasunarëve tanë, me u duk patriotë e atdhetarë.Edhe sikur të fitojmë, edhe sikur të humbim, asgjë nuk ndryshon në realitetin ku jemi: As problemi shqiptar, as Mitrovica, as krimi i parisë së Tiranës, as kriza ekonomike dhe as ajo politike apo shoqërore.Po kur i shoh se çfarë thonë e shkruajnë gjithkund, habitet njeriu i shkretë se pse këta njerëz që fryhen kështu e marrin poza kot, nuk merren me vizitën e ardhshme të Kryeministrit të Lumturisë Kombëtare në Beograd, të Presidentes së Kosovës një javë më vonë po në Beograd, me takimet e Ilir Metës me Majan e Parlamentit serb e të Saliut më parë e tani me ata serbë e ata afër tyre që punojnë gjithë kohën kundër shqiptarëve?Një shenjë tjetër e marrëzisë kolektive që nën shtysat e këtyre sharlatanëve politikë do të kthehet në histeri kolektive.(Shënim në Fb i prof.Shenasi Ramës, pegadog i politikës në Universitetin e Nju Jorkut, SHBA)
ar.sh/Oranews.tv