Projekti për lumin Gjanica në Fier, INUV: Do prishen më pak objekte

Fier - Zbatimi i projektit për lumin Gjanica shumë shpejt do të sjellë prishjen e objekteve në terren.Aktualisht është duke u bërë verifikimi i objekteve të hipotekuara dhe atyre në proces legalizimi, për të përcaktuar edhe numrin e objekteve që do të kompensohen. Kryeinspektori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Ferdiand Muskaj, thotë se nuk do prishet numë ri madh objektesh pasi nuk ka përputhshmëri të projektit në letër më atë që realisht është për t'u zbatuar në terren.Nga ana tjetër, ALUIZNI Fier po vijon fazën e shqyrtimit të objekteve për të përcaktuar ndërtimet që plotësojnë kushtet për t'u legalizuar dhe ato objekte që nuk plotësojnë kriteret e ndërtimit.Aktualisht nuk ka një shifër të saktë sesa objekte do t'i nënshtrohen prishjes dhe sa prej tyre do të shpronësohen./nzh/oranews online/