"Diktatura në Epokën e Ekstremeve", Europa e shek. XX përmes fotografive
2014 është një vit i veçantë përkujtimi: Fillimi i Luftës së Parë Botërore 100 vjet të shkuar, ai i Luftës së Dytë Botërore përpara 75 vjetësh dhe fundi i Luftës së Ftohtë 25 vjet më parë, shënuar me rënien e Murit të Berlinit.Për të përkujtuar vitet e luftës dhe diktaturës në Muzeun Historik Kombëtar u çel ekspozita "Diktatura në epokën e ekstremeve: Fasha drite mbi historinë e Evropës së shek. XX"Ekspozita e organizuar nga institucionet gjermane tregon historinë e "shekullit të ekstremeve", ashtu sikurse e cilëson shek. XX.Ambasadori gjerman i akredituar ne Tiranë Helmut Hoffman në fjalën e tij rrefen arsyet pse zgjodhi që këtë ekspozitë ta sjellë në Shqipëri.“Fillimisht më duhet të pohoj se për hapjen e ekspozitës këtu jam nisur nga arsye personale.mendoj se Ne duhet të jemi dhe të mbetemi të vetëdijshëm për gjithë sa kishte ndodhur me të gjitha palët, dhe mbi këtë bazë gjëja e duhur për tu bërë ishte të shihnim përpara e të ndërtonim marrëdhënie të reja të pajtimit, paqes dhe bashkëpunimit. Ndërsa arsyeja e dytë është Shpresa ime është se ekspozita do të ndihmojë në inkurajimin e një debati në këtë vend rreth mënyrës se si duhet të trajtohen dekada të tëra tiranie dhe trashëgimia e saj. Dhe këtu nuk dua të shtoj asgjë tjetër, pasi ky është një debat që shqiptarët duhet ta bëjnë mes vetes.”Ekspozita është hapur me mbështetjen e ministres së kulturës Mirela Kumbaro për të cilën ekspozita tek 190 fotot e saj përngjan me realitetin shqiptar I cili gjithashtu ka vuajtur sistemin dictatorial.Që në hapje të saj ekspozita pati vizitorë të shumtë ndër to edhe personalitete të njohura.Ndër to ishte edhe diplomati Bashkim Zeneli i cili deklaroi se Gjermani dhe Shqipëria kanë dy realitete të ndryshme të cilat s’duhen krahasuar.Ndërsa historiania Valentina Duka deklaroi se edhe pse nuk është e përfshirë në to Shqipëria ka luajtur një rol kyç gjatë Luftës së Parë Botërore.Ndërsa për qytetarët ekspozita është një mundësi e mirë për të mësuar diçka më shumë rreth diktaturës në shumë vende dhe nëpërmjet saj të bëhët krahasimi me sistemin që ka vuajtur Shqipëria.Ekspozita "Diktatura në epokën e ekstremeve: Fasha drite mbi historinë e Evropës së shek. XX" do të qëndrojë e hapur deri më 19 tetor dhe arsyen pse ajo duhet vizituar nga publiku shqiptar e shpjegon ambasadori gjerman.