Shtatori, muaji më i nxehtë që nga viti 1880

Shtatori që lamë pas është muaji më i nxehtë që nga viti 1880. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Ndërkombëtare e Studimit të Hapësirës. Sipas të dhënave më të reja të publikuara këtë javë nga NASA, shtatori ka shënuar rekord me temperaturat e larta, por nuk mbeten pas as maji dhe gushti I këtij viti.Dr. Gavin Schmidt, klimatolog dhe modelues I klimës në Institutin Goddard të NASA-s për Studimet e hapësirës, dekalroi për Huffington Post, se pavarësisht që këto të dhëna të temepraturave janë shumë të rëndëshme, janë vetëm një pjesë e atyre që priten të vijnë, duke nënvizuar se rritja e e tmeparaturave do të vijojë për një kohë të gjatë.Ai bëri thirrje për një fokus më të madh në ngrohjen e shkaktuar nga njeriu , por edhe në faktorë të tjerë që shkaktojnë ngrohjen klimatike globale.