KLSH: Këshill Ekonomik Fiskal për të kontrolluar borxhin

Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë duhet të zgjedhin midis angazhimit zyrtar dhe 2-3 punëve të tjera në sektorin privat dhe publik.Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka deklaruar para deputetëve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave se që një gjë e tillë nuk duhet të lejohet.“I kërkojmë anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të japin dorëheqjen nga bordet dhe pjesmarrjet e tjera publike dhe politike dhe aq më tepër përdorimit të figurës së tyre në dobi të bizneseve private, përfshirë dhe ato të reklamimeve komerciale të sistemit Universitar privat në vend” tha Leskaj.Kreu i KLSH-së ndër të tjera kërkoi që të përmirësohen rregullat për të rritur pavarësinë e auditimit.“Gjithashtu e kemi konsideruar si cënim të pavarësisë mënyrëne planifikimit të misioneve të auditimit, por edhe moszbatueshmërinë e rekomandimeve të lëna nga këto misione audituese. Ndërkohë Bankës i kemi kërkuar të rishikohet baza e brendshme rregullative”.Ndërkohë që ka ripërsëritur edhe njëherë idenë e sanksionimit të nivelit të borxhit me ligj dhe ngritjen e një këshilli fiskal.“ Ministria e Financave të ndërmarrë nismën ligjore për ngritjen e një këshilli fiskal, përgatitjen dhe paraqitjen e një iniciative ligjore për vendosjen në Kushtetutë dhe në ligjin të indikatorit të borxhit publik ndaj produktit të brendshëm bruto në nivelin tavan 60%”.Pa fshehur ironinë, Leskaj ka replikuar me kreun e Komisionit, Erion Braçe.Leskaj: Unë zoti.kryetar jam i kënaqur me një mandat në rast se do ta ushtroj me përgjegjshmëri, me profesionalizëm të lartë dhe nuk kam asnjë kërkesë.Braçe: Regjistrohet kjo.. Me patjetër je kryetar i KLSH-së , këtë merak kam, nuk kam merak tjetër.Leskaj: Nuk më detyron njeri mua zoti. Kryetar, mua Presidenti më mbështet dhe unë e falenderoj shumë për përshëndetjen që më ka dhënë në çdo kohë, ashtu si falenderoj ish-Presidentin.Braçe: Presidenti të detyron me dekret mor burrë…