Policia heq barrikadat në Hong Kong, protestuesit: Do qëndrojmë në shesh

Policia e Hong Kongut ka vijuar edhe sot heqjen e barrikadave, të ngritura nga protestuesit pro demokraicisë në qendër të qytetit.Shumë nga rrugët kryesore janë kthyer në normalitet, ndërsa trafiku është normalizuar.Disa prej protetsuesve kanë reaguar ashpër, duke dekalruar se kjo është përpjekje e qartë për ti dhënë fund protestave nga ana e qeverisë.Një student 23 vjeçar, Eddi Chan, thotë se heqja e barrikadave është tentativë e qartë për të mbyllur protestat, pavarësisht se nuk pranohet hapur nga autoritetet.Por policia  ka mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se thjesht po heqin barrikadat me qëllim zhbllokimin e rrugëve, lehtësimin e trafikut dhe ruajtjen e rendit.Ndërkaq protestuesit janë zotuar se do të ngrenë sërish barrikadat dhe do të vijojnë të luftojnë për demokraci.Demonstruesit kanë zënë rrugët kryesore të Hong Kongut prej dy javësh tashmë dhe kërkesa e tyre është zgjedhje të lira në vitin 2017.Qeveria e Hong Kongut ka deklaruar se demonstratat janë të paligjshme. Kina gjithashtu ka deklaruar se protestat janë të paligjshme, duke u shprehur se qytetarët e Hong Kongut mund të votojnë, por me kandidatë tashmë të vendosur nga vetë autoritetet./nzh/oranews online/