Pas 38 ditësh, shfaqet në publik udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka dalë për herë të parë në publik që nga data 3 shtator. Lajmi është bërë i ditur nga agjecina shtetërore e lajmeve vendase, e cila thotë se Kim ka inspektuar lagjen e sapondërtuar të shkencëtarëve.Mungesa e liderit 32-vjeçar shkaktoi një stuhi spekulimesh në lidhje me shëndetin e tij. Disa hidhnin idenë se Kim vuante nga një sëmundje e rëndë dhe të tjerë vinin në dyshim nëse qëndronte ende në krye të vendit.Arsyen e mungesës në publik të liderit të koresë së veriut, mediat zyrtare e kanë argumentuar me frazën "arsye personale", por pa specifikuar asgjë konkrete.Agjensia shtetërrore e lajmeve shkruan se Kim gjatë vizitës në lagjen e shkencëtarëve u informua mbi gjithçka dhe shprehu kënaqësi të madhe për menyrën si ishin ndërtuar banesat. Edhe pse lajmi është publikuar sot, koha se kur Kim ka zhvilluar vzitën nuk bëhet e ditur. Gjatë mungesës së tij, Kim nuk ishte I pranishëm në dy ngjarje të rëndësihme të koresë, si 10 vjetori I themelimit të Partisë së Punëtorëve Koreanë dhe Ditën e thelemilit të shtetit të Koresë së Veriut.Kim Jong-un mori detyrën pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong-il në dhjetor të 2011 dhe u emërua shpejt kreu i partisë, shtetit dhe ushtrisë.