Rama në Serbi, Starova: Në tavolinë të lihet kërkesa për njohjen e Kosovës

Në tavolinën e takimit me Serbinë kryeministri Rama duhet të lerë kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, kështu ka deklaruar ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Arjan Starova në “Tonight Ilva Tare”.“Nuk është keq që në tavolinë të lemë kërkesën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, është një e drejtë që buron nga karta ndërkombëtare e OKB, por në fund të fundit është diçka që buron nga ndjenjat, nga diçka më njerëzore e një rangu tjetër, por do të ishtë diçka jo normale që të shkohesh atje dhe kjo të mos thuhet. Mesa kuptoj unë, mendoj që kjo do të thuhet. Pastaj ka një varg marrëveshjes që kanë të bëjnë me normalitetin dhe ecurinë e marrëdhenieve që lidhen me ekonominë apo me probleme të tjera juridike, ndoshta dhe me projekte konkrete. Ekonomia është diçka e rëndësishme, mbase ka dhe ide për projekte të përbashkëta”, tha Starova.Sipas Starovës pak rëndësi ka kush shkon i pari, por e rëndësishme është se çfarë do të thuhet në këtë takim.“Nuk ka rëndësi kush shkon para dhe kush shkon prapa, e rëndësishme është çfarë do të bisedohet atje.E rëndësishme është çfarë do të thotë kryeministri ynë aty, çfarë problemesh do të ngrejë, dhe unë besoj që do ngrohen dhe çështjet e preshevës, edhe të Kosovës, madje ka zëra që do të bëjë një kërkesë maksimale lidhur me këtë. Kjo është e rëndësishme.”Ndërsa Gazetari Denion Ndrenika, deklaron se nuk është kundër vizitës së Ramës në Beograd, por ajo që e shqetëson atë është fakti që pse duhet të jemi në gjithmonë që duhet t’u shtrijmë dorën.“Ne si shtet nuk kemi nuk kemi asnjë lloj problemi që një kryeministër të shkojë atje, unë nuk e shof problematikën aty. Unë e shikoj problematikën nëse ne shkojmë gjithmonë të parët, ndërkohë që 2-3 herë na i shtyjnë vizitat. Unë nuk e di se pse duhet të jemi ne ata që shtrijmë dorën. Rama mbart mbi veten jo vetëm 1 milion shqiptarët që e votuan më 23 qershor, por mbart të gjithë shqiptarët që ndodhen në Ballkan, prandaj një kryeministër duhet të jetë i kujdeshëm në këto vende, edhe pse diplomacia i zbut tonet.”