Vlora "pushtohet" nga epidemia, mbyllen shkollat dhe kopshtet

Vlorë-Dhjetëra raste të fëmijëve me bark e të vjella ka sjellë mbylljen e 4 shkollave të ciklit 9 vjeçar dhe 4 kopshteve në komunën e Novoselës në Vlorë për mungesë të theksuar të kushteve të higjienës.Mbyllja e shkollave erdhi pas ankesave të prindërve, fëmijët e të cilëve kanë paraqitur simptoma gastro-intenstinale si edhe temperaturë të lartë.Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik është konstatuar mungesë higjiene tek te gjitha keto shkolla të cilat do të pezullohen deri në marrjen e analizave për përcaktimin e mikrobit që gjendet në ujin e pijshëm.Theksojmë se në fshatrat Poro, Delisuf, Dëllenjë, Akërni, Novosel, Bishan, Fitore, banorët ankohen për çrregullime gastro-intestinale. Me bark te vjella dhe temperatura nuk janë vetëm fëmije por edhe të rritur të cilët kanë qenë në spital në mënyre periodike mujin e fundit. Shkollat dhe kopshtet ku shkojnë rreth 600 fëmijë, mbyllen deri ne nje afat të pacaktuar nga DAR, derisa të dalë mikrobi nga analizat e kryera nga DSHP dhe ISHP.Pak ditë më parë DSHP në një intervistë për ora neës konfimroi mungesë të klorit dhe ndotjen e ujit të Ujësjellësit që furnizon fshatrat e novoselës. Shkak mendohet amortizimi I tubacioneve.