Serbia s'heq dorë: Çdo shqiptar që hyn në stadium do procedohet
Tirane- Serbia duket e vendosur: Asnjë shqiptar nuk do të hyjë në stadium për të parë përballjen Serbi-Shqipëri mbrëmjen e sotme në stadiumin "Partizani" i Beogradit.Një përfaqësues i sigurisë i Federatës serbe Mirko Milivoje tha do të zbatohet marrëveshja e arritur mes dy federatave por dhe vendimi i UEFA-s, çdo shqiptar që do të jetë në stadium do të largohet dhe do të procedohet sipas ligjeve."Mbështetësit e Shqipërisë do të jenë prezentë sipas marrëveshjes së arritur dhe vendimit të UEFA-s. Loja do të shikohet nga një public në shtëpi. Cdo shqiptar që do të jetë në stadium do të largohet dhe më pas do të procedohet sipas ligjit" ka thënë Mirko, shkruhet në faqen online serbe KurirAi ka shtuar se e njëjta procedurë do të jetë edhe kur kombëtarja serbe do të luajë në Elbasan Arena më 8 tetorin e vitit të ardhshëm.Sipas medias serbe në pranishëm në stadium do të jenë 20 miq të kombëtares, 18 gazetarë dhe 6 fotoreporterë.