“Amensty” kritika qeverisë irakene: Bëhet palë me grupet paramilitare shiite

Milicitë shiite në Irak kanë rrëmbyer dhe kanë vrarë shumë civilë sunitë gjatë muajve të fundit.Në këtë përfundim ka dalë organizata “Amnesty International”, ku sipas saj vrasjet janë një hakmarrje e dukshme ndaj sulmeve të shtetit islamik.Organizata thotë se grupet paramilitare janë përkrahur dhe armatosur nga qeveria e Irakut, dhe kanë operuar pa asnjë penalizim.Kryeministri Haider al-Abadi, i cili mori detyrën muajin e kaluar, ka pranuar abuzimet e mëparshme nga forcat e sigurisë dhe u zotua se do të qeveriste vendin për të gjithë irakianët, pa ndarje etnike.Të hënën, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se afërsisht 180.000 persona janë larguar nga Anbari për të luftuar ose në krah të forcave irakiane, ose në krah të militantëve të shtetit islamik.Presidenti amerikan Barak Obama dhe krerët ushtarakë nga më shumë se 20 vende janë mbledhur në Uashington për të diskutuar krizën në siri dhe irak.Kjo është hera e parë që zyrtarë të këtij niveli ushtarak nga kaq shumë vende takohen së bashku që nga krijimi i Koalicionit Ndërkombëtar kundër shtetit islamik, i cili udhëhiqet nga SHBA .Sulmet ajrore kanë dështuar në objektivin për të ndaluar pushtimin e qytetit kufitar sirian Kobani, nga ektremistet islamikë.Kryeministri i Irakut ende nuk ka komentuar drejtpërdrejt raportin e “Amnesty International”, por më herët ka thënë se Iraku përballet me një betejë "ekzistenciale" kundër militantëve të shtetit islamik./nzh/oranews online/