Laç, plagoset në errësirë 28-vjeçari, u qëllua me pistoletë

Laç-Një 28 vjeçar është plagosur rëndë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së të hënës në qytetin e Laçit. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të tregut të fruta-perimeve të qytetit. Policia ndonëse mbërriti menjëherë dhe shoqëroi edhe të plagosurin në spital, nuk ka mundur të zbardhë ngjarjen dhe autorët.Kjo edhe për faktin se I plagosuri Elton Gjinaj 28 vjeç ëhstë në gjendje të rëndë dhe nuk mund të merret në pyetje. I riu është plagosur me armë zjarri tip pistoletë, shumë pranë tregut të Lacit.Policia ka ngritur grup hetimor për të gjetur detaje që do të conin në zbardhjen e krimit.