FOTOLAJM/ Kombëtarja një selfie në Beograd, para ndeshjes me Serbinë

Pak orë para zhvillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, futbollistët e kombëtares shqiptare kanë shfrytëzuar kohën e lirë për të pirë një kafe dhe për të bërë një selfie.Në rrjetin social facebook, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, kosovari Mërgim Mavraj ka publikuar një foto në një kafe në Beograd.Të veshur me fanellën e kombëtarës Shqiptare, në sytë e lojtarëve ekziston optimizmi i fitores. Shpresojmë që buzëqeshja dhe optimizmi i tyre t’i shoqërojë deri në fund, duke rrëmbyer 3 pikë në Serbi.serbi shqiperi