Tifozët shqiptarë në Beograd: S'kemi frikë, le të na arrestojnë
Pak orë na ndajnë nga përballja e shumë pritur mes Serbisë dhe përfaqësues sonë.Nga Kosova janë nisur edhe shumë tiofozë të kombëtares Kuq e Zi, megjithëse në mënyrë jo të organizuar.Shqiptarët e Kosovës kanë shkuar me vetura të vogla, e që besohet se janë diku rreth 100 deri 150 veta.Albert Kastrati kreu i një grupit tifozash të njohur si "Plisat" është cituar nga mediat serbe të thotë se nuk ka frikë.“Grupi ynë prej 100 tifozësh do të jetë atje dhe do të veshim fanellat Kuq e zi. Ne nuk kemi frikë. Le të na arrestojnë” ka thënë Kastrati citon radio B92.Ndeshja Serbi- Shqipëri do të luhet në stadiumin e Beogradit në orën 20:45.Media serbe nënvizon faktin se megjithëse është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet me tifozë shqiptarë, sërish një grup shqiptarësh ndodhen në Beograd.