Korrupsioni, OSBE: Duhen rezultate konkrete në dënimin e zyrtarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2014, 14:36
Duhen rezultate konkrete në dënimin e zyrtarëve publikë të dyshuar për korrupsion. Kështu deklaron kryetari i Prezencës së OSBE-së, Florian Raunig.Ambasadori vizitoi sot mjediset e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ku pati një takim me Inspektorin e Përgjithshëm Shkëlqim Ganaj dhe me një grup inspektorësh.Duke vlerësuar punën e ILDKP-së, Rauning tha se këto përpjekje duhet të mbështeten më tej "nga e tërë korniza antikorrupsion, përfshirë qeverinë, Kuvendin dhe Prokurorinë e Përgjithshme"."Ndërkohë, duhet të bëhen përpjekje duke arritur rezultate konkrete në dënimin e zyrtarëve publikë të dyshuar për korrupsion, pavarësisht nivelit dhe lidhjeve të tyre politike. Pavarësia, integriteti dhe bashkëpunimi i institucioneve, përfshirë gjyqësorin, janë thelbësore për uljen e qëndrueshme të korrupsionit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike,” nënvizoi më tej ai.
Inspektori i Përgjithshëm Ganaj tha se në shtatë muajt e fundit ILDKPKI-ja ka bërë 55 kallëzime penale dhe ka gjobitur 240 zyrtarë. Kjo shifër, sipas tij, është më e lartë se numri i denoncimeve dhe gjobave të vendosura nga ky institucion në dhjetë vjet.
"Rritja e numrit dhe e nivelit të zyrtarëve që do të kontrollohen plotësisht, numri i rasteve të denoncuara deri më tani në Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe gjobat, tregojnë se ILDKPKI-ja po luan një rol më aktiv në përpjekjet kundër korrupsionit." vlerësoi Rauning.sg/oranews.online/