Fondacioni Amerikan, në 23 vjet, pjesë e zhvillimit të Shqipërisë
Tiranë - Me 23 projekte, me një investim prej 12 milionë dollarësh, Fondacioni Amerikan për Zhvillim është një prej organizmave që ka ndikuar në zhvillimet transformuese të Shqipërisë.“Pothuajse 20 vite, që nga viti 1995, kur Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndërmarrjeve u vendos në Shqipëri, ky organizëm ka shoqëruar zhvillimet transformuese të jetës në vend, - vlerësoi Presidenti Nishani, i ftuar në këtë takim. - Madje, mund të them pa hezitim, ka ditur t’i paraprijë dhe t’i ndikojë pozitivisht ato, dhe kjo, falë investimeve strategjike në fusha të ndryshme ku Fondi ka marrë pjesë.Koha tashmë e ka provuar se investimet strategjike të kryera në sektorin bankar siç ishte ai në Bankën Amerikane të Shqipërisë, në sektorin e transportit përmes investimit në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, në fushën e sigurimeve përmes investimit në Kompaninë SIGAL, janë jo vetëm histori suksesi në biznes, por të tilla investime kanë krijuar modele biznesi të suksesshme, njerëzore dhe transparente. Jam i sigurt që modele të tilla i kanë shërbyer padyshim dhe partnerëve të tyre lokalë, qofshin ata administratorë publikë apo dhe sipërmarrës privatë,” – theksoi Presidenti.Edhe pse në një kohë të shkurtër Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka ditur të krijojë modele të suksesshme dhe të përcjellë ndryshime pozitive në mendësi, më shumë profesionalizëm dhe si konkluzion më shumë rezultate të prekshme dhe burime njerëzore të afta. Modele në fusha të tilla si sipërmarrje, udhëheqje dhe trashëgimi kulturore që po ndërtohen, flasin dhe premtojnë shumë.Drejtori Ekzekutiv, Michael Granoff tha se fondacioni do të jetë një strukturë e qëndrueshme në Shqipëri me synimin e qartë të ndihmës në drejtim të zhvillimit.“Kjo trashëgimi që ne kemi krijuar gjatë këtyre viteve të fundit, - tha ai, - ka bërë të mundur edhe krijimin e fondacionit fondacion i cili do të jetë një strukturë permanente në Shqipëri dhe do të ndihmojë t’i kthejë këto fitime të bëra në një zhvillim të mëtejshëm të vendit. Fondacioni është tashmë institucioni më i madhë pa përfitim në Shqipëri, pra ne kemi një përgjegjësi teje të madhe për të ndihmuar rritjen ekonomike të vendit.”ar.sh/Oranews.tv