Intervista – Ali Ahmeti: Vizita e Ramës në Serbi – 12 Tetor 2014

Edhe pse në të njëjtën ditë në Tiranë, Ahmeti i Tetovës dhe Ahmeti i Prishtinës, kanë mendime krejt të kundërta për vizitën e pritshme të Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd. Kreu i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, e sheh në këndvështrimin e faljes, udhëtimin e Ramës në Serbi. Përsa i përket Kosovës, lideri i shqiptarëve në Maqedoni nuk shqetësohet shumë, megjithë turbullirat që ka sjellë Kushtetuta se kush mund të bëjë Qeverinë. Në rast se nuk merren dot vesh si burrat, atëherë kosovarët të shkojnë në zgjedhje.