Autoboti me naftë merr flakë në Rrugën e Kombit u përplas me 1 makinë
Dy automjete të tonazhit të rëndë, njëra prej të cilave transportonte naftë janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e së premtes. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Rrëshen-Kalimash, në afërsi të fshatit Reps.Sipas burimeve të policisë njëri prej atomjeteve ishte një bot me naftë, i cili është përfshirë nga flakët, çka ka sjellë edhe bllokimin e njërës korsi të Rrugës së Kombit. Ndërsa drejtuesi i autobotit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Kukësit ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Gazetari ynë Elvis Hila na raporton se janë të paktën 30 mijë litra naftë e cila është derdhur dhe është djegur. Edhe pse zjarrfikëset arritën të shuanin flakët, deri rreth orës 22:20 të së premtes autoboti nuk ëshë larguar, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit.Po punohet intensivisht për largimin e autobotit nga vendi i ngjarjes dhe hapjen e "Rrugës së Kombit."Policia,ambulanca dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
(Fotot: Autoboti me naftë i përfshirë nga zjarri në autostradën Rrëshen-Kalimash)