Korçë, s’deklaroi 80 mijë euro në kufi me Maqedoninë, nën hetim 41-vjeçari
Prokuroria e Korçës nis procedim penal ndaj një shtetasi në akuzën e pastrimit të parave.“Më datë 09.10.2014, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë referimi i materialeve proceduriale për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë"për shtetasin A.Ç, vjeç 41 , banues në Buçimas- Pogradec” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.Sipas organit të akuzës, 41-vjeçari nuk ka deklaruar shumën prej 80 mijë eurosh në kufi me shtetin maqedonas.“Më datë 09.10.2014, në nje nga Pikat e Kalimit Kufitar - te Qarkut, nuk ka deklaruar në dalje nga Republika e Shqipërisë shumën prej 80.000 euro, duke i deklaruar ato vetëm gjatë hyrjes në shtetin maqedonas”.Nga verifikimet e Prokurorisë kanë rezultuar transaksione dhe llogari të tjera bankare në vlera të konsiderueshme, të cilat dyshohen se janë vënë nga ndonjë aktivitet kriminal.