Akreditohet Spitali Gjerman, cilësi e standarte gjermane për shqiptarët

Tiranë - Spitali Gjerman që prej vitesh ju shërben shqiptarëve me cilësinë dhe kushtet e tij, është i pari institucion shëndetësor privat që është akredituar nga Qëndra Kombëtare e Cilësisë e Akreditimit dhe nga Ministria e Shëndetësisë.Përveç se për shqiptarët ky është një lajm i mire, por edhe për mjekët që shërbejnë pranë institucionit shëndetësor.Kardiokirurgu i spitalit thotë se akreditimi vërteton shërbimet dhe cilësinë gjermane në shërbim të shqiptarëve.“Jemi të lumtur që kemi marrë akreditimin nga Ministria e Shëndetësisë, kemi jetuar dhe në Gjermani një akreditim me profesionalizëm shumë të lartë, siç është akreditimi, pra spitali gjerman në Shqipëri. Jam i lumtur që spitali gjerman është me të njëjtat standarte edhe në spitalin gjerman në Shqipëri. Ne japim standarte gjermane dhe ofrojmë mjekësinë gjermane” – tha kardiokirurgu.Vlerësimet për cilësinë gjermane vijnë edhe nga mjekët shqiptar, që shërbejnë pranë spitalit.“Ne do të përpiqemi të garantojmë gjithmonë cilësinë, me standartet europiane. Garantojmë një cilësi që pacienti do të merrte në strukturat europiane perendimore” – u shpreh një mjek.Spitali gjerman funksionon prej disa vitesh në Shqipëri, ndërsa është i specializuar në çështjet e zemrës.