“Jetimët në fokus”, kreu i degës në Berat në hetim: mashtroi suedezët për para
Berat -Hetimet e skandalit seksual në qëndrën “Jetimët në fokus”, - ku kreu i shoqatës Maksim Liço, i kërkonte favore seksuale një 16 vjeçari, - janë shtrirë edhe më tej.Pas arrestimit të Liço nga Policia e Beratit, tashmë nën hetim janë edhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj qëndre, një ndër ta edhe mjeku Arjan Kamberi, 39 vjeç, kryetar i degës së kësaj shoqate në Berat dhe Ilir Kacaci 40 vjeç, punonjës i saj.Kamberi rezulton të jetë përfaqësues njëkohësisht edhe Avokat i Popullit në qytetin e Beratit, ku është prezantuar personalisht si i tillë me 29 prill të 2013-ës.Mashtrimi është provuar nga emisioni 'Fiks Fare" ku u zbulua videoja false ku mjeku dhe anëtarët e shoqatës i kërkojnë 2800 euro një çifti suedez për të ndihmuar një fëmijë, i cili, gjoja, ishte dëmtuar në një aksident.Në videon e paraqitur çiftit suedez ishte inskenuar dhoma e spitalit dhe fëmija i sëmurë.Kamberi dha menjëherë dorëheqjen pas shpërthimit të skandalit në qëndrën “Jetimët në Fokus”.m.p/Oranews.tv