Ilir Meta: Jam shumë mirë me shëndet, do jetoj 110 vjet sa gjyshi

Ilir Meta thyen heshtjen e gjatë. Kreu i Kuvendit dhe i LSI-së ka folur për herë të parë lidhur me “shqetësimet” mbi shëndetin e tij.Duke i konsideruar keqinformime spekulimet mediatike, Meta qetësoi të gjithë dashamirësit e tij, duke konfirmuar se është shumë mirë me shëndet.“Gjyshi im ka jetuar 110 vjet” tha Meta.Edhe pse me shumë kg më pak, Meta thotë se tani ngre më shumë kilogramë sesa kur kishte më shumë shëndet.IntervistaZoti Meta, mirësevini në Top Story. Ne themi si jeni me shëndet kur takojmë dikë ndaj pyetja ime e parë është: a jeni mirë me shëndet?Ilir Meta: Po, jam shumë mirë. Ata që kanë merak mund të qetësohen.Opozita.com e Aleancës Kuqezi ka thënë se keni edhe 8 muaj jetë?Ilir Meta: Kjo është puna e tyre. Kemi të bëjmë me një keqinformim.Ju mendoni se nuk është dëshirë, thjesht keqinformim.Ilir Meta – Keqinformim.Për t’ju informuar, mund t’ju them se gjyshi im ka jetuar 110 vjet.Megjithatë, e vërteta është që keni një ndryshim dramatik, do të thosha për mirë, në sensin e humbjes së shumë kilogramëve. Sigurisht, teoritë konspirative me shëndetin e udhëheqësve janë tepër të pëlqyera te shqiptarët. Realisht, çfarë ka ndodhur me Ilir Metën, që tashmë është totalisht i transformuar?Ilir Meta: Nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme, sepse unë vazhdimisht kam pasur luhatje në peshë në periudha të ndryshme. Pra, e kam tepruar dhe më pas jam përpjekur të normalizohem.Ajo që ka ndodhur është që në këto 2 vjet kam pasur një rënien të vazhdueshme, sistematike dhe mjaft të shëndetshme.Por tani ngre më shumë kilogramë sesa kur kisha më shumë shëndet.Pse keni mbajtur një profil kaq të ulët së fundmi? Keni shumë muaj që i jeni larguar debateve publike?Ilir Meta: Ka çështje për të cilat duhet të mbaj qëndrim politik, por ka qenë edhe periudha e pushimeve pas një sesioni mjaft të ngarkuar parlamentar, sidomos gjatë muajit korrik. Kam kaluar kohë me familjen, etj. Besoj se prezenca ime ka qenë e mjaftueshme.