Meta: Jam përgjuar? Kënaqësi, Doktori i apasionuar pas përgjimeve

Tiranë- “Është kënaqësi që kam qenë kaq shumë i përgjuar”. Me këtë deklaratë e ka komentuar kreu i Kuvendit, Ilir Meta, publikimin e raportit sekret të SHISH mbi përgjimet, në listën e të cilit figuronte dhe emri i tij.Meta thotë se do të ketë një qëndrim zyrtar në përfundim të konkluzioneve të Komisionit Hetimor, por nuk nguron të thotë se doktori është i apasionuar pas përgjimeve.I pyetur a do të ketë një qëndrim mazhoranca ndaj drejtuesit të SHISH nëse gjetjet e këtij raporti rezultojnë të vërteta dhe përgjimet janë bërë në shkelje të ligjit, Meta shprehet:“Nuk duhet të nisemi me “nëse” dhe “sikur”. Ne do të presim qetësisht këto rezultate dhe, natyrisht, në qoftë se është shkelur ligji, ata do të përgjigjen për atë shkelje që i ka bërë ligjit”Pjesë nga intervista e dhënë mbrëmë nga Meta në “Top Story”Kemi pasur një prononcim të Shërbimit Informativ, i cili indirekt ka pohuar se ka pasur përgjime, por ka mohuar që ato të jenë të paligjshme. Ndërkohë, ish- kryeministri i vendit në një konferencë për shtyp zbardhi jo thjesht arsyet pse, jo thjesht metodat si, por ndonjëherë edhe debatet apo dialogët, që kishin qenë, sipas tij, midis Kryeministrit dhe grupeve kriminale. A keni ju ndonjë qëndrim? A ka ndonjë qëndrim, Ilir Meta lidhur me këtë çështje, me çështjen e përgjimeve, pasi përflitet që ju jeni personi, që rezultoni më shumë në këto përgjime, mbi 700?Ilir Meta – Është kënaqësi për mua në rast se jam kaq shumë i përgjuar, në çdo formë, direkte apo indirekte, por më duhet të mbaj qëndrim institucional për rastin në fjalë, që do të thotë se na duhet të presim konkluzionet përfundimtare të këtij komisioni, i cili, sipas informacionit që unë kam, ende nuk e ka përfunduar punën e tij për të bërë verifikime të plota dhe përfundimtare.Ata kanë bërë një informacion paraprak, të cilin unë e disponoj, por janë në vazhdim të përpjekjeve për ta çuar deri në fund punën e tyre. Për sa u takon çështjeve, që kanë të bëjnë me shërbimin inteligjent, unë kam pasur gjithmonë një qëndrim të rezervuar.Nuk jam për të debatuar çështjet e një institucioni të tillë delikat publik, por natyrisht Parlamenti, qeveria, Kryeministri, i kanë të gjitha instrumentet për të vërtetuar gjithçka në mënyrë mjaft të saktë dhe mjaft ligjore.Për sa i takon Doktorit, ai është i pasionuar pas përgjimeve...Pasioni i tij për vrimën e çelësit dihet, por përtej kësaj, zoti Meta, ajo që dua të pyes është se SHISH-i dhe drejtuesit e tij nuk janë për herë të parë gjatë këtij viti të parë të mandatit tuaj të ri qeverisës në fokus të debatit. Kanë qenë së paku për dy herë të tjera, por në dy herët e tjera, qoftë ju, qoftë zoti Rama, qoftë edhe përfaqësues të tjerë të lartë të maxhorancës kanë folur dhe kanë mbajtur qëndrime në bazë të informacioneve apo bindjeve që ju keni pasur.Kësaj radhe shikojmë një heshtje totale, qoftë nga Kryeministri i vendit, qoftë nga Kryetari i Kuvendit, pra, nga dy bashkëdrejtuesit e maxhorancës, për një çështje, që normalisht nëse është e vërtetë, është skandaloze, që janë përgjuar politikanë, diplomatë të huaj, janë përgjuar gazetarë, njerëz publikë dhe është përdorur një kleçkë, po t’i besojmë gjithmonë Doktorit, që janë përgjuar njerëz të inkriminuar, me të cilët ju apo diplomatë të huaj paskan folur. Nga ky informacion paraprak që ju keni, zoti Meta, ndjesë që këmbëngul, por është në interes të publikut, nga ky material që ju keni, materiali paraprak që ju keni në dorë, ende i papërfunduar, rezultojnë të përgjuar këto kategori njerëzish, qoftë edhe në mënyrë indirekte?Ilir Meta – Mos prisni nga unë të bëj gabimin e doktorit dhe të nxitoj për të bërë deklarata, madje edhe për të treguar pasazhe nga bisedat, sepse nuk i kam pasur pasion dhe nuk më tërheqin përgjimet, dhe sa herë dëgjoj për histori përgjimesh, më kujtohen historitë e ish-shefit të shërbimit me jashtë, Çausheskut, Paçepa, që tregonte sesi Çaushesku dhe e shoqja përgjonin edhe fëmijë, përveç ministrave dhe qeveritarëve dhe nuk i zinte gjumi po të mos dëgjonin.Përflitet se është përgjuar...Ilir Meta - ... e kishin si ilaç për të fjetur gjumë.Në fakt përflitet se është përgjuar edhe zoti Basha.Ilir Meta – Përflitet, të paktën. Nuk e di dhe nuk mund të hyj konkretisht. Prandaj thashë që nuk dua të nxitohem dhe nuk kam asnjë arsye për të nxituar. Në rast se është bërë një përgjim, aq më tepër i paligjshëm, në çdo rast mbetet një shenjë, mbetet një gjurmë, që edhe në qoftë se nuk evidentohet sot, evidentohet nesër dhe përgjegjësia natyrisht që është e madhe, është ligjore, e cilitdo që ka bërë një veprim të paligjshëm apo një veprim tendencioz.Kështu që të mos nxitojmë, unë asnjëherë nuk kam qenë partizan i debatimit të çështjeve të Shërbimit Informativ në opinionin publik, në asnjë kohë. Unë besoj se edhe Kryeministri në linjën e tij do ta lexojë këtë raport dhe do të ndjekë konkluzionet e tij deri në fund.Në rast se kjo rezulton e vërtetë dhe në rast se rezulton realisht që këto përgjime janë bërë ose në kufi të ligjit, ose në shkelje të ligjit, do të mbajë maxhoranca një qëndrim ndaj drejtuesve dhe posaçërisht drejtuesit kryesor të Shërbimit Informativ Shtetëror?Ilir Meta – Nuk duhet të nisemi me “nëse” dhe “sikur”. Ne do të presim qetësisht këto rezultate dhe, natyrisht, në qoftë se është shkelur ligji, ata do të përgjigjen për atë shkelje që i ka bërë ligjit.