Farka me shëtitore, Rama inspekton punimet me kryekomunarin e PD

Tiranë-Kryeministri Rama ishte sot në komunën e Farkës, nga ku inspektoi ecurinë e punimeve për ndërtimin e shëtitores përgjatë Liqenit të Farkës, një projekt i cili pritet t’i japë zonës një dimension të ri urban.Ndërtimi i shëtitores do ta shndërrojë këtë zonë në një destinacion rekreativ dhe çlodhës jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për qytetarët e Tiranës.Kryeministri Rama u shpreh se me rehabilitimin dhe risistemimin e gjithë zonës së Liqenit të Farkës Tirana, me ndarjen e re territoriale do të ketë më shumë pole zhvillimi dhe një përmasë të gjelbër të re të munguar.Po ashtu Kryeministri bëri të ditur dhe projektin për rehabilitimit të Liqenit Artificial të Tiranës. Ndërsa kryetari i Komunës së Farkës e vlerësoi mbështetjen e qeverisë për këtë investim dhe u shpreh se ky park i ri që i shtohet kryeqytetit i jep dimension të ri vetë atij.Projekti shtrihet në një sipërfaqe prej 11000 metra katrorë dhe përbën një investim me vlerë prej afro 37 milionë lekësh. Vetë shëtitorja është në gjatësi prej 760 metra linearë.Projekti konsiston në ndërtimin e shëtitores përgjatë Liqenit të Farkës, dhe përfshin edhe infrastrukturën e nevojshme nëntokësore. Parashikohen gjithashtu ndërtimi i rrugëkalimeve për këmbësorët, si dhe ndriçimi e gjelbërimi.rama1 rama2 rama3 rama4 rama5 rama6 rama8 rama7