Patrick Modiano, fiton çmimin Nobel për letërsi
Romancieri francez, Patrick Modiano mori sot çmimin Nobel për Letërsinë 2014.
”Patrick Modiano nderohet me çmimin Nobel për Letërsinë për artin e kujtesës me të cilin ai ka evokuar fatet më të përvuajtura njerëzore dhe ka zbuluar botën e Pushtimit”, thuhet në citimin e Akademisë Suedeze.
Patrick Modiano është shkrimtari i pesëmbëdhjetë francez që merr këtë çmim, një nga më prestigjiozët në botë
Shkrimtari francez, 69 vjeç, është vlerësuar për romanin ‘Akademia Franceze’.Ndërkohë më herët, Modiano është shpërblyer edhe me çmime të tjera.Në vitin 1972, me çmimin francez, ‘Prix Goncourt’, për letërsi, në 2010 është shpërblyer edhe nga Instituti francez, për angazhimin e tij jetësorë, në 2012 ka marrë çmimin Austriak për Letërsi Evropiane, dhe i fundit është çmimi Nobel 2014 për letërsi.Në mesin e kandidatëve për të marrë çmimin Nobel 2014, ka qenë edhe shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare.Fituesit e këtij çmimi që nga viti 1946:2013 – Alice Munro (Kanada)2012 – Mo Yan (Kinë)2011 – Tomas Transtromer (Suedi)2010 – Mario Vargas Llosa (Peru)2009 – Herta Mueller (Gjermani)2008 – Jean-Marie Gustave Le Clezio (Francë)2007 – Doris Lessing (Britani)2006 – Orhan Pamuk (Turqi)2005 – Harold Pinter (Britani)2004 – Elfriede Jelinek (Austri)2003 – John M Coetzee (Afrika e Jugut)2002 – Imre Kertesz (Hungari)2001 – VS Naipaul (Trinidad/Britani)2000 – Gao Xingjian (Kinë/Francë)1999 – Guenter Grass (Gjermani)1998 – Jose Saramago (Portugali)1997 – Dario Fo (Itali)1996 – Wislawa Szymborska (Poloni)1995 – Seamus Heaney (Irlandë)1994 – Kenzaburo Oe (Japoni)1993 – Toni Morrison (SHBA)1992 – Derek Walcott (Trinidad Tobago)1991 – Nadine Gordimer (Afrika e Jugut)1990 – Octavio Paz (Meksikë)1989 – Camilo Jose Cela (Spanjë)1988 – Naguib Mahfouz (Egjipt)1987 – Joseph Brodsky (BRSS)1986 – Wole Soyinka (Nigeri)1985 – Claude Simon (Francë)1984 – Jaroslav Seifert (Çekosllovaki)1983 – William G Golding (Britani)1982 – Gabriel Garcia Marquez (Kolumbi)1981 – Elias Canetti (Britani)1980 – Czeslaw Milosz (Poloni)1979 – Odysseus Elytis (Greqi)1978 – Isaac B Singer (SHBA)1977 – Vicente Aleixandre (Spanjë)1976 – Saul Bellow (SHBA)1975 – Eugenio Montale (Itali)1974 – Eyvind Johnson (Suedi) – Harry Martinson (Suedi)1973 – Patrick White (Australi)1972 – Heinrich Boell (Gjermani)1971 – Pablo Neruda (Kili)1970 – Alexandr Solzhenitsyn (BRSS)1969 – Samuel Beckett (Irlandë)
1968 – Yasunari Kawabata (Japoni)1967 – Miguel Angel Asturias (Guatemalë)1966 – Shmuel Josef Agnon (Izrael) – Nelly Sachs (Suedi, i lindur në Gjermani)1965 – Mikhail Sholokhov (BRSS)1964 – Jean-Paul Sartre (Francë)1963 – Giorgos Seferis (Greqi)1962 – John Steinbeck (SHBA)1961 – Ivo Andric (Jugosllavi)1960 – Saint-John Perse (Francë)1959 – Salvatore Quasimodo (Itali)1958 – Boris Pasternak (BRSS)1957 – Albert Camus (Francë)1956 – Juan Ramon Jimenez (Spanjë)1955 – Halldor Kiljan Laxness (Islandë)1954 – Ernest Hemingway (SHBA)1953 – Winston Churchill (Britani)1952 – Francois Mauriac (Francë)1951 – Par Lagerkvist (Suedi)1950 – Bertrand Russell (Britani)1949 – William Faulkner (SHBA)1948 – Thomas Stearns Eliot (Britani)1947 – Andre Gide (Francë)1946 – Hermann Hesse (Switzerland, i lindur në Gjermani)