Intervista – Vladimir Thano: Progres raporti – Reforma në drejtësi – 9 Tetor 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2014, 18:34
Eksperti për çështjet e integrimit, Vladimir Thano, – një ditë pas publikimit të raport progresit, – tha se shoqëria shqiptare është një shoqëri e cila i eksporton problemet e saj drejt BE-së, pasi ne nuk arrijmë të gjejmë një gjuhë të përbashkët të dialogut në tryezat tona. Në një intevistë në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, Thano u shpreh se eksportimi i problemeve drejt BE na dëmton, pasi tregojmë paaftësi për të pasur dialog normal.