Ndryshime në policinë e Beratit, Tafa emërohet Drejtor, Hoxha zëvendës

Berat- Ndryshime në radhët e punonjësve të policisë së shtetit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit.Me vetëm një muaj si zëvendës.drejtor i policisë, kryekomisari Afrim Tafa, ka marrë timonin e drejtimit të policisë.Ndërkohë, zëvendës i tij është emëruar komisar Idajet Hoxha. Ky i fundit ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.