Lindsay Lohan nuk e pranojnë më as hotelet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2013, 11:29
Lindsay Lohan është dëbuar nga dy hotele në Los Angeles, ku duhet të qëndronte për pak ditë ndërsa dp të dëshmonte në gjykatë.Lindsay është fotografuar brenda në makinë, teksa e ëma ishte duke biseduar me recepsionin e "Shutters Hotel" e del "Loews Hotel".Aktorja, e kritikuar ditët e fundit nga aktori James Deen për sjellje të pakëndshme në sheshxhirim, duket se është vendosur në "listën e zezë" të hoteleve.Në vitin 2007, Lohan pasi kishte rezervuar në hotel Shutters bashkë me të fejuarin, Riley Giles, e kanë lënë dhomën në gjendje katastrofike.Një episod i njëjtë ka ndodhur edhe në hotel Loews. Kjo është arsyeja pse të dy hotelet kanë refuzuar kërkesën e Lindsay dhe të ëmës, Dina, duke i larguar me mirësjellje.