Rodriguez: Më ka ndryshuar shtatzënia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2013, 10:59
Belen Rodriguez është tashmë në muajin e gjashtë, teksa barku po rritet gjithmonë e më shumë. Ajo ngjan më e bukur dhe sensuale se kurrë ndonjëherë, ndonëse trupi i saj s'është më si përpara."Sot, Beleni i së kaluarës nuk ekziston më. Ajo që jetova nuk ishte jetë e vërtetë - rrëfen bukuroshja argjentinase për 'Chi' .“Mëmësia dhe Stefano më kanë ndryshuar jetën. E dua me të gjithë qenien time. Në muajt e parë të shtatzënisë jam përballur edhe me depresionin, pasi trupi filloi të më ndryshonte. Ndihesha keq! Ndërsa tani më është kthyer energjia, teksa shoh në eko hundën e gojën e bebes" ka theksuar Rodriguez.