Beyonce rrëfen një pjesë të errët të jetës

Beyonce ka folur për të parën herë në lidhje me abortin e saj, gjë që ia ka copëtuar zemrën. Bashkëshorti i saj Jay-Z i referohet kësaj humbje në këngën "Glory".Por kjo është hera e parë që këngëtarja 31-vjeçare ka rrëfyer tragjedinë."Rreth dy vjet më parë, unë isha shtatzënë për herë të parë", thotë ajo në dokumentarin që pritet të publikohet.  "Dëgjova rrahje zemre, e cila ishte muzika më e bukur qe kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time". "Kisha zgjedhur edhe emrat. Unë e paramendoja se si do të dukej fëmija ..." thekson ajoAjo humbi fëmijën në fazat e hershme të shtatzënisë së saj."Unë udhëtova përsëri për në New York për kontroll mjekësor të radhës dhe nuk kishte rrahje zemre. Një javë para se unë të shkoja te mjeku, çdo gjë ishte në rregull, por nuk kishte rrahje zemre" tregon ajo.Këngëtarja e njohur, që është martuar me Jay Z në prill të vitit 2008, i është kthyer muzikës për ta tejkaluar dhimbjen."Kam hyrë në studio dhe kam shkruar këngën më të trishtë që kam bërë ndonjëherë", ka thënë ajo, pa treguar se për cilën këngë bëhet fjalë.