Garantimi i sigurisë në punë, Inspektoriati i Punës trainon inspektorët

Tiranë - Punonjësit e tregut të punës tashmë do të jenë më të sigurtë me 3 rregulloret e reja, që përfshijnë pajisjet e punës, lëndët kimike dhe biologjike. Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Punës, Dritan Ylli, tha se vendet e punës do të bëhen më të sigurta dhe më të shëndetshme për të mos rrezikuar asnjë punëtor.“Këto rregullore kanë të bëjnë me mjete pune më të sigurta, - tha Ylli, - me vende pune më të të sigurta, me mbrojtjen e punonjësve ndaj lëndëve të ndryshme helmuese. Përmes këtyre trainimeve dhe informimeve të inspektorëve të punës në terren, ne synojmë rritjen e aftësisë së tyre profesionale, të autoritetit dhe të kredibilitetit moral dhe integritetit të inspektorit të punës në terren për të krijuar atë që ne e kemi gjithnjë dhe po mundohemi ta konsolidojmë gjithnjë e më shumë, krijimin e një sistemi efikas, të ndershëm dhe për më tepër, efektiv.”Inspektoriati i Punës ka trajnuar në terren, inspektorët për rregullore të reja, që sipas drejtorit duhet të kenë autoritet profesional dhe integritet moral.Oranews.tv