"Mbreteritë magjike", shfaqja e radhës në Teatrin Eksperimental

Ashtu siç ka emrin ashtu janë edhe shfaqjet në të, eksperimente."Mbreteritë magjike" është shfaqja e radhës e cila në qëndër ka publikun e vogël. Premiera sjell si risi tekniken e videoanimacionit e papërdorur me parë në shfaqjet për fëmije ku veprimi i aktorëve në skenë është i sinkronizuar me filmimin e viedeprojektuar."Mbreterite magjike" nga regjisori i ri Nelson Mulla ka vetëm një qëllim;“Ne mund të kemi më shumë besim tek vetja dhe për të takuar më shumë të afërmit apo far e fisin tonë, pra të mos fiksohemi më shumë pas televizionit, pas teknologjisë, por të kemi bazën gjithmonë te familja.”Shfaqja ka 15 personazhe, ku katër janë aktorë realë dhe të tjerët janë të animuar;“Aktori flet me një personazh të animuar. Me personazhin e animuar flasin edhe fëmijët. ”Nëpërmjet lojrave dhe ndërveprimit të vazhdueshëm që aktorët realizojnë me fëmijët e pranishëm në sallë shfaqja bëhet mjaft interaktive duke mos i lënë fëmijët thjesht si spektatorë.Video animator i shfaqjes është Renato Aliçkolli ndërsa  "Mbreterite magjike" do të shfaqet çdo të Diele nga data 12 Tetor në orën 10:30.