Të mërkurën Çefa-Lelçaj para Komisionit, Subashi: Të vijë opozita

Tiranë-Njësoj si në gjyq, dy të pandehurit e KLD nga mazhoranca do të kenë mundësi të mbrohen në Komisionin e posaçëm që po i heton.Të mërkurën, nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa dhe anëtari Lulzim Lelçaj, do të jenë në Komisionin e posaçëm hetimor, për të renditur arsyet se pse kërkesa për shkarkim, sipas tyre është antikushtetuese.“Të mërkurën e javës që vjen ne do të thërrasim të dy anëtarët , pra zotin Çefa dhe zotin Lelçaj për ti dëgjuar në këtë Komision, për të përmbushur edhe detyrimin kushtetues dhe ligjor”.Me entuziazmin e gjithëpërfshirjes që shoqëroi tryezën e një ditë më parë për reformën në drejtësi, kryetari i Komisionit, Armando Subashi i lëshoi këtë apel opozitës.“ Besoj dhe shpresoj që në frymën edhe të mbledhjes së djeshme, të asaj konference që u zhvillua dje, ndoshta ky do të ishte një moment i përshtatshëm, një pikë kthese për opozitën dhe kolegët tanë që veç pjesmarrjes në komisionin e pritshëm në reformën për drejtësi le ta fillojmë me këtë Komision pjesmarrjen e tyre. Dhe të bëjmë të mundur bashkarisht nxjerrjen e një rezultati sa më objektiv”.Komisioni i kërkoi KLD të plotësojë edhe procervebalet e dy mbledhjeve, atë të dates 28 dhe 30 maj maj 2014, ku KLD u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj 4 gjyqtarëve.