Justin Timberlake, thyen rekord me këngën e re

Këngëtari i famshëm, Justin Timberlake, ka thyer rekordin duke hyrë në  historinë e top listave amerikane, me këngën e tij "Suit & Tie".Ky hit është publikuar në 14 Janar dhe ka pasur jehonë të madhe, duke u dëgjuar  në plot 6045 radio, që javën e parë të publikimit.Justin, ka thyer rekordin që më parë është mbajtur nga Lady Gaga, me këngën "Born this way" të dëgjuar në 4602 radio.Superylli  amerikan po bashkëpunon me  Timberland,  për të nxjerrë albumin e tij të tretë, në karrierrën e tij të suksesshme.