Angelina Jolie dhe Brad Pitt, presin fëmijën e shtatë

Sipas revistës "Star", çifti i njohur i Hollywood-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, janë në pritje të fëmijës së tyre të shtatë. Mësohet se aktorja është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe pret të sjellë në jetë një djalë.Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kanë realizuar dëshirën e tyre për të pasur një familje të madhe. Aktorja ka adoptuar 3 fëmijë dhe 3 të tjerë i ka sjellë në jetë nga lidhja me Brad Pitt. Në vitin 2002 ajo adoptoi Chivian ,Maddox, në 2005-ën vogëlushen Zahara Marley, në vitin 2006 lindi vajzën e saj Shiloh Nouvel dhe një vit më pas adoptoi Pax Thien. Në vitin 2008 ajo solli në jetë dy binjakët Knox Léon dhe Vivienne Marcheline dhe tashmë pret të lindë edhe një tjetër djalë.Çifti nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por as nuk e ka përgënjeshtruar atë. Pak kohë më parë ata deklaruan se po planifikonin të transferoheshin në një vend më të qetë për të rritur fëmijët e tyre.