Victoria Beckham, dëshiron të ketë gjithçka nën kontroll
Victoria Beckham, është një këngëtare dhe tashmë biznesmene e suksesshme, e cila ka "çarë" në jetë duke mos i besuar të tjerëve.Këtë gjë e ka zbuluar vetë bashkëshortja e David Beckham, në një intervistë për revistën “Elle”. Ajo është shprehur se çdo gjë e bën vetë dhe nuk i pëlqen të kalojë përgjegjësinë tek të tjerët."Në punë duhet të kesh besim tek njerëzit që punojnë me ty, por unë dua të kem gjithçka nën kontroll dhe e kam të vështirë ta bëj këtë. Dua të menaxhoj çdo gjë të vogël", deklaron ish-pjesëtarja e “Spice Girls”.Gjithashtu zonja Beckham bëri të ditur se do të donte që etikën e saj të punës ta përcillte tek 4 fëmijët: "Unë nuk kam pse të punoj, por e kam të nevojshme. Kam një etikë pune të mirë dhe dua që edhe fëmijët e mi ta kenë."