Berisha në Kongresin e EPP: Zgjedhjet në 2013-ën, demokratike

Në kohën kur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare ende nuk është çelur zyrtarisht , kryeministri Sali Berisha siguron ndërkombëtarët për një fushatë paqësore dhe demokratike. Ndërsa ka marrë fjalën në punimet e kongresit të 21-të statutor të Partisë Popullore Europiane, në Bukuresht, kryeminsitri ka ftuar përfaqësuesit e PPE-së të vijnë në Shqipëri dhe të ndjekin nga afër këtë fushatë.“Zoti President, vitin e ardhshëm, Shqipëria do të ketë zgjedhjet dhe unë e ndjej në ajër se votuesit janë të kënaqur me arritjet dhe ato që PD-ja ka bërë. Unë ju ftoj të vini sërish në vendin tim dhe të hapni fushatën elektorale, e cila do të jetë një nga më të bukurat, e qetë, një fushatë që do t`i bindur shqiptarët për një program të ri të EPP-së, i mishëruara tërësisht në programin e Partisë Demokratike” tha Berisha.Ndërkaq në fjalën e tij Berisha u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian që të mbështesin zgjerimin e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër kryeministri tha se vendi ynë, ndonëse ka ndjerë efektet e krizës, për shkak se rrjeti ynë bankar është i lidhur me atë europian, sërish nuk ka rënë në recesion.“Ne po përballemi me probleme të mëdha përsa i përket probleme të Euros dhe krizës së eurozonës. Ne nuk jemi vend i eurozonës, por sistemi ynë bankar vjen tërësisht nga vendet e Zonës së Euros. Ballkani Perëndimor ka nevojë për më shumë Europë. Por, nëse shohim mbrapa, në fillimet e Bashkimit Europian, ne jemi një rajon me plagë të shumta dhe e vetmja rrugë për të shëruar plagët tona është të bëjmë realitet ëndrrat tona europiane. Disa bllokime kyçe atje janë për t`u zgjidhur. Bashkimi Europian ka potencialin e saj dhe unë shpresoj se është në interesin më të mirë të rajonit, që BE të vazhdojë ta mbajë një sy të drejtuar në rajonin tone” shtoi ai.Gjatë qëndrimit në Bukuresht kryeministri Berisha mori pjesë edhe në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive anëtare në EPP-së, i cili u zhvillua në kuadrin e Kongresit. Gjatë këtij eventi, Kryeministri Berisha pati takime me liderë evropianë, si Presidenti i Komisionit Evropian Manuel Barroso, Presidenti i EPP Ëilfred Marttens, Kryetari i grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian Joseph Doul, me Presidentin e Asamblesë Parlamentare Jean Claude Mignon etj.