Statusi, Berisha: Të vendosur për të plotësuar kërkesat

Kryeministri Berisha ka shprehur sot vendosmërinë e qeverisë për të plotësuar në kohë kërkesat e fundit të Komisionit Evropian për dhënien e statusit, në dhjetor të këtij viti.Në një takim me Kancelaren Angela Merkel gjatë Kongresit Statutor të Partisë Popullore Evropiane (EPP), në Bukuresht, kryeministri Berisha e cilësoi si një arritje të madhe për vendin propozimin e bërë nga Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat.Kryeministri nënvizoi shkurtimisht situatën ekonomike, përballimin me sukses të krizës botërore dhe sfidat që përballon Shqipëria për shkak të saj.Kryeministri përfitoi nga rasti për ta ftuar personalisht Kancelaren Merkel për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Kancelarja gjermane e falënderoi Kryeministrin Berisha për ftesën dhe u shpreh se do shqyrtonte me interes propozimin për statusin dhe ftesën për të vizituar Shqipërinë.Kryeministri Berisha po merr pjesë në Kongresin Statutor të Partisë Popullore Evropiane (EPP), që po zhvillohet në kryeqytetin rumun Bukuresht. Ky është Kongresi i 21-të i organizmit politik më të madh e influent evropian, i cili përfshin 74 parti evropiane anëtare të EPP nga 39 vende, 17 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe 6 vendeve jo anëtare, aspirante për në BE, Presidentin e Komisionit Evropian, Presidentin e Këshillit Evropian dhe Presidentin e Parlamentit Evropian, 13 anëtarë të Komisionit Evropian dhe është grupi më i madh në Parlamentin Evropian.