Bode:Shqipëria reale ndryshe nga ajo që sheh opozita
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2012, 14:42
Ministri i financave Ridvan Bode i është përgjigjur sot akuzave të deputetëve socialistë në Kuvend për një perfomancë jo të mirë të ekonomisë shqiptare.Ministri i financave theksoi se opozita kërkon të nxijë arritjet ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve të fundit."Shqipëria reale është ndryshe nga ajo që sheh opozita. Tablonë e Shqipërisë siç e doni ju keni filluar ta ndërtoni dhe jo vetëm në fjalime por edhe në programe. Shqipëria reale është Shqipëria që performon më mirë nga rajoni dhe hapësira europiane” tha Bode.Kreu i financave i është referuar edhe taksës progresiste të PS-së për të cilën theksoi se: “Ky vend nuk ka pasur kurrë taksën progresive që propozoni ju. Kurrë nuk ka pasur një institucion që të kufizojë sistemin kapitalist”.