Kuvend, betohen 6 anëtarët dhe kryetarja e KQZ-së

Betohen para Kuvendit 6 anëtarët dhe kryetarja e re e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.Në tekstin para betimit, thuhet se anëtarët angazhohen me të gjitha forcat e tyre për të realizuar zgjedhje të mira, të lira dhe demokratike. Me betimin e tyre anëtarët e KQZ-së sigurojnë fshehtësinë e votës si dhe betohen se do të tregojnë profesionalizëm në kryerjen e detyrës së tyre.Një javë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me votat e mazhoranës zonjën Lefteri Lleshi si kryetare të re të institucionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve në 2013.Po ashtu Kuvendi miratoi edhe përbërjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të propozuar nga partitë politike ku si përfaqësues të Partisë Demokratike do të jenë Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, të PS-së, Albana Shtylla dhe Denar Biba, të LSI-së Ilirjan Muho dhe përfaqësues i PBDNJ-it do të jetë Jani Jani.Kështu për herë të parë që nga krijimi i tij, KQZ-ja do të drejtohet nga një grua. Lefteri Lleshi, drejtoreshë në Kuvend dhe anëtare e KLD-së, do të jetë për katër vitet e ardhshme në krye të institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve.